Maqedoni

Bujar Osmani nuk e jep Fërçkovskin të ngjarjeve të Bit Pazarit, tani e propozon ambasador në Kombet e Bashkuara

Ish ministri për punë të brendshme dhe të jashtme, Ljubomir Frçkovski është propozuar për ambasador i Maqedonisë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Këtë e konfirmoi sot kryeparlamentari i vendit, Talat Xhaferi, transmeton Zhurnal.

“Kam marë material nga MPJ për personin në fjalë, bëhet fjalë për Ljubomir Frçkoskin. Në procedurë të rregullt ministria i ka dorëzuar tezat e kandidatit dhe të njejtat menjëherë janë dorëzuar deri te kryetari i komisionit për punë të jashtme por deri tani nuk është thirrë seanca. Ajo është në kompetencë të kryetarit të komisionit për punë të jashtme, kur të vendosë ta thirrë, atëherë duhet të jetë”, thotë Xhaferi.

Kryetari i komisioni për punë të jashtme në Kuvend ku kandidatët për ambasadorë duhet t’i mbrojnë tezat është deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.
Sipas mediumeve, Frçkovski u propozua vitin e kaluar për ambasador në Uashington, mirëpo SHBA e refuzuan.
Ai ishte ministër i punëve të brendshme kur ndodhën ngjarjet tragjike të Bit Pazarit në fillim të viteve të 90-ta, kurse në kohën e luftës në Kosovë e përfaqësonte tezën për bashkimin e forcave maqedonase, serbe dhe greke kundër UÇK-së.
Fërçkovski gjatë kohë ishte në margjina të ngjarjeve politike, por u ri-faktorizua me zgjedhjen e Bujar Osmanit për Ministër të Punëve të Jashtme.