Kolumna

Bujar Osmani do ta viziton Kazakstanin, athua atje shkon si zyrtar shtetror, si turist, apo rastësisht si postier

Ejup Berisha

Ministri i punëve tê jashtme i RMV dhe njëherësh kryesues i OSBE-së Bujar Osmani do ta viziton Kazakstanin. Dhe parashtrohet pyetja se athua vallë ky atje do te shkon në cilësi të Ministrit të Punëve të jashtme apo i njëjti atje do te jetë si turist apo dhe si postier. Dhe qështje është se si e trajton protokolli shtetror vizitën e Bujar Osmanit në Astana si vizitë zyrtare apo si vizitë private. Vizitat e zyrtarëve shtetëror në emër të shtetit dhe me harxhime nga buxheti shtetror janë vizita zyrtare edhe pse këta funkcionarët mund të bëjnë edhe vizita private këta edhe nuk e kanë të ndaluar këtë gjë. E shumkush nëse Bujarit ja ka inat viztën e tij në Kazakstan mund ta trajton edhe si vizitë turisti apo dhe atë ta llogaritë si postier por askush nuk mund tia ul rëndësinë e vizitës që do ta realizon i njëjti me protokoll zyrtar. Këtë qështtje e hapa si rezultat i hamendjes që e kishte Bujar Osmani dje lidhur me vizitën e paralajmëruar të Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti në Tetovë dhe në Shkup më 11 gusht. Mua si qytetar të rëndomtë më lejohet të kemë hamendje për vizitën e Albin Kurtit në Tetovë dhe në Shkup por Ministrit të punëve të jashtme të RMV-së jo nuk i lejohet një gjë e tillë sepse ky duhet ti njeh mire procederat lhe karakteret e vizitave të funkcionarëve shtetror. Nëse i njëjti është tendencioz po i lejohet kjo gjë pra ky mund të shpreh hamendje dhe të ketë tendenca për ta devalvuar vizitën e paralajmëruar të Kryeministrit të Kosovës këtu te ne. Karakteret e vizitat të mysafirëve të lartë të shteteve të jashtme nuk varen nga ajo se a takohen me ndonjë personalitet të caktuar a jo. Dhe nuk është ligj që çdo vizitë e ndonjë zyrtari të shteteve të jashtme që bëhet në RMV të trajtohet zyrtare vetëm nëse të njëjtët takohen me Kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin e nëse nuk takohen me të vizitat e tyre të trajtohen si private apo dhe të cilësohen si të parëndësishme. Pra përfaqsuesit e BDI-së viziatave të përfaqsuesve të jashtëm u japin karakter zyrtar kryesishtë vetëm nëse të njëjtët takohen me Kryetarin e tyre Ali Ahmeti e nëse të njëjtët nuk e bëjnë këtë gjë atëher vizitat e tyre trajtohen si private apo dhe të njëjtat nuk do të vlersohen fare. Kryeministri i R së Kosovës më 11 gusht vjen zyrtarisht pë tu dhënë pëkrahje projekteve të rëndësishme të banorëve të Tetovës dhe Shkupit apo për tu dhënë përkrahje vëllazërore të gjithë shqiptarëve të RMV-së këtu bën pjesë edhe Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.