Opinion

Brengë e përgjithshme e popullit shqiptar

Shkrian: Etem Xheladini, Kumanovë

Pa deshtë të ndërhyj në lirinë e çdo mediumi, apo mendimin e simpatin e çdo qytetari, për bindjen e tyre politike, po shprehi një brengë timen, që po na përscjellë si fenomenë kohë më parë me vite, po edhe tani në çdo cep të trojeve shqiptare.
Sa kohë, po edhe me vite përcjellë mediet sllave, e në veçanti ata serbe, e po të krahasojmë me mediet shqipe, analizat dhe komentet në to, si dhe misionin që kanë si mediume, po kur i shtojmë se sa kemi qënë unikë, e sa jemi ëshë për keqë ardhje.
Mediumet slave ku do që janë, po edhe ato serbe si zakonisht është e pritshme, për përkrahjen absolute dhe të parezervë që i japinë politikëbërsve të tyre me mbështetje unanime që ju kanë dhënë e ju japin historikisht, edhe për kundër që kanë qenë politika gjenocidiale, po edhe kjo mbështetje që po i jepet presidentin të tyre Vuçiq, me sharje kundër shqiptarëve, pretendime e kërcënime për ripushtimin e Kosovës etj., nuk më habitë.
Po habitemi, e kemi brengë me sjelljet e mediumeve shqipe, analistëve të ndryshëm, subjekteve politike shqiptare ku do që veprojnë, si çdoherë edhe tani fajësohet qeveria Kurti se i ka provokuar serbët dhe madje në komente ka edhe plot sharje, mallkim dhe poshtërim me fjalët më të fëlliqura kundër qeverisë së Kosovës.
Fenomen që po ndodhë kundrejtë çdo qeverie që para luftrave të fundit të UÇK-ës, si dhe pasë luftërave të dalë nga vetë populli pasë zgjedhjeve në çdo cikël zgjedhor si në: R.Kosovës, R.Shqiprisë, Iliridës-Maqedonisë, Kosovës Lindore, Malit të Zi, ku mediumet shqiptare, po edhe vetë popullata shqiptare nuk po mund të jenë unik sëbashku, rrethë një platëforme kombëtare që e kemi të proklamuar nga viti 1881-87 në Kuvendin Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit.
Breng që përgjigjen e gjenë çdo herë në thënjenë.
Ehhh… çfarë të bësh, udhëkryq pa kokë!!!