BallinaMaqedoni

Bozhinovska – Ageler: Partneritet i fuqishëm me SHBA-në, bisedime për të ardhme energjetike

Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Anxhela Ageler, ku, siç informojnë, një pjeës e dialogut të vazhdueshëm mes ministrisë dhe Ambasadës, është fokusuar në përforcimin e bashkëpunimit në fushën e energjetikës, përfshirë tranzicionin energjetik, përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe mbështetjen për burimet ripërtëritëse të energjisë.

Bozhinovska, siç informojnë nga kabineti i saj, në takim e ceki rëndësinë e mbështetjes nga SHBA-ja në përballjen me sfodat energjetike, duke potencuar se marrëdhëniet mes dy vendeve ndërtohen në baza të fuqishme të partneritetit dhe besimit reciprok.

Ambasadorja Ageler e konfirmoi angazhimin e SHBA-së për përforcim të mëtutjeshëm të sigurisë energjetike dhe stabilitetit në rajon, duke e cekur gatishmërinë për mbështetje të nismave të cilat od të kontribuojnë për zhvillim të qëndrueshëm.

Takimi, thuhet në kumtesë, përfundoi me marrëveshje për vazhdim të komunikimit të rregullt, me qëllim të realizimit të prioriteteve të vendosura dhe avancimit plotësues të bashkëpunimit bilateral.