Maqedoni

Borrell, ka lëshuar një deklaratë me rastin e njëvjetorit të arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, mes Kosovës dhe Serbisë

Borrell, ka lëshuar një deklaratë me rastin e njëvjetorit të arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, mes Kosovës dhe Serbisë
Borrell, ka lëshuar një deklaratë me rastin e njëvjetorit të arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, mes Kosovës dhe Serbisë
A17.03.2024 358 1 minute read

Ai ka thënë se marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit të saj u arritën pas muajsh negociatash intensive nën lehtësimin e Bashkimit Evropian për të ndihmuar palët të bëjnë një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

“Në kohën e një lufte të paprecedentë në shkallë të plotë në kontinentin tonë, arritja e një marrëveshjeje që premton paqe, stabilitet dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, ishte një arritje historike. Për herë të parë gjatë Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, palët ranë dakord për parametra të qartë që përcaktojnë trajektoren e procesit për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Kjo Marrëveshje dhe zbatimi i saj do të tregojnë qartë se e ardhmja e të dy partnerëve është në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e Borrell.

“Është për të ardhur keq që përkundër përpjekjeve të shumta të BE-së dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar, deri më tani ka pasur përparim shumë të kufizuar si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia në zbatimin e obligimeve që kanë pranuar sipas kësaj Marrëveshjeje. BE rikujtoi vazhdimisht se Marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj sipas ligjit ndërkombëtar. Prandaj, çdo mungesë zbatimi jo vetëm që rrezikon integrimin evropian të palëve, por dëmton edhe reputacionin e tyre si partnerë të besueshëm”.

Ai ka thënë se është koha e fundit që edhe Kosova edhe Serbia të thyejnë rrethin e tanishëm vicioz të krizave dhe tensioneve, dhe të kalojnë në një epokë të re – atë evropiane.

“Tani është koha e fundit që edhe Kosova edhe Serbia të thyejnë rrethin e tanishëm vicioz të krizave dhe tensioneve, dhe të kalojnë në një epokë të re – evropiane. Marrëveshja ofron një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë rajonit”.

Borrell ka shtuar se pret nga liderët e Kosovës dhe Serbisë të tregojnë përgjegjësi duke bërë progres në zbatim pa vonesa të mëtejshme.

“Presim që liderët e Kosovës dhe Serbisë të tregojnë përgjegjësi, vizion dhe lidership duke bërë progres në zbatim pa vonesa të mëtejshme. Është një mundësi që nuk duhet ta humbasin. Bashkimi Evropian vazhdon të jetë i gatshëm për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në çdo hap gjatë rrugës, por ata janë ata që duhet t’i ndërmarrin ato hapa dhe të ecin përpara.