June 29, 2024
Maqedoni

Borë në shumë akse rrugore, është hequr ndalesa për kamionë në Presekë

Ndalesa për automjetet e rënda në Presekë, e cila ishte vendosur gjatë natës për shkak të reshjeve të mëdha të borës, prej sot në orën 06:30 është hequr, kumtojnë nga LAMM.

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borës ka në Bukovë, Gjavato, Presekë dhe Krushevë, reshje më të dobëta në Kodrën e Diellit, Dibër dhe Pletvar.

Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.

Në venkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rikujton në detyrimin ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale kohore. Ky detyim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2024.