Borë në disa pjesë të Turqisë
Bora e parë arriti në pjesën lindore të qarkut Van në Turqi.
Tashmë borë ka rënë në zonën e resortit të njohur dimëror turk Palandoken në rrethin lindor të Erzurumit, raporton Anadolu Agency.
Bora ka shkaktuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve në rrugët në vendet e larta në Turqinë lindore, dhe makinat për heqjen e borës tashmë janë duke punuar, njoftoi BTA duke iu referuar televizionit turk CNN-Turk.
Reshjet e borës dhe mjegulla vështirësuan qarkullimin në Qafën e Karabetit në lartësinë tre mijë metra. Zyrtarët paralajmërojnë qytetarët të kenë kujdes.