Bordi i Kongresit Panshqiptar Amerikan (KPA) u takua me Kryeministrin Albin Kurti
Pjesëmarrësit diskutuan sfidat e Kosovës me Covid dhe vështirësitë për të siguruar vaksinat e mjaftueshme për vaksinimin e 60 për qind të popullatës këtë vit. Kryeministri paraqiti vizionin e tij për reforma në edukim dhe u zotua se do të luftojë trendet e ikjes së trurit nga vendi. Zoti Kurti gjithashtu ndau planin e qeverisë së tij për të stimuluar investimet direkte dhe për të fuqizuar rritjen ekonomike, si dhe përvijoi qasjen e tij aktive për të forcuar pozitën ekonomike dhe politike të Kosovës.
KPA dhe z. Kurti shkëmbyen ide produktive. Përmes angazhimit dhe bashkëpunimit me komunitetin tonë dhe shtetet tjera në Ballkan, u pajtuam reciprokisht për nevojën e ngritjes së aktivizmit në Washington D.C. Kryeministri theksoi rëndësinë e ringjalljes së avokimit aktiv të komunitetit shqiptaro-amerikan. KPA dhe Kryeministri u dakorduan të punojnë bashkë për mbrojtjen e interesave shqiptare dhe forcimin e aleancës strategjike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.