Bora zbardhi edhe qytetin e Dibrës
Nën ndikimin e një vale të lagësht dhe të ftohtë, moti ne Maqedoninë e Veriut përjetoi ndryshim drastik, fillimisht me reshje shiu e më pas edhe me reshje të borës në viset malore.
Drejtoria për Punë Hidrometereologjike thotë se në viset malore do të formohet shtresë më e madhe e dëborës, e cila nuk do të mungojë as edhe nëpër qytete sidomos në pjesën perëndimore të vendit.
Bora ka zbardhur edhe qytetin e Dibrës, shkruan Lideri.mk.
Në Qendrat e Skijimit metereologët parashikojnë shtresë dëbore deri në 50 centimetra që do të jetë ideale për adhuruesit e sporteve dimërore./Lideri