Shqipëri

Bora në Korçë arrin një metër e gjysëm

Reshjet e borës gjatë javëve të fundit në zonat Malore kanë sjellë probleme në aksin Shtyllë-Panarit duke izoluar banorët e këtij të fundit.

Në zonën e njohur si Mashkullorë dëbora ka arritur në 1.5 m lartësi duke bllokuar për disa ditë këtë segment rrugor dhe komunikimin e banorëve të Panaritit me qendrën e njësisë Vithkuq.

Megjithatë ditën e sotme ka nisur puna për hapjen e rrugës dhe largimin e dëborës, punë e cila pritet të zgjatë disa ditë për shkak të trashësisë së madhe të saj.