July 6, 2024
Rajon - Botë

Bomba e NATO-s një ton shpërtheu afër Nishit, ua kujton bombardimet e vitit ‘99 (Video)

Pasi një bombë ajrore nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë u gjet në një kantier ndërtimi në lagjen Stevan Singjeliq në Nish, Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë e hoqi sot atë dhe e shkatërroi në mënyrë të padëmshme.

Kësaj i ka paraprirë evakuimi i një pjese të qytetit të Nishit, transmeton portali Lideri.mk.

Bomba, siç raportojnë mediat, peshonte rreth 1000 kilogramë, me ngarkesë shpërthyese 430 kilogramë dhe u shkatërrua në guroren në Gajin Gaxhin Han (Hani i Gaxhës).

Kjo ngjarje rikujtoi edhe njëherë Serbët për bombardimet e NATO-s në vitin 1999./Lideri