Bojkoti i djeshëm i “dogji” marketet, rënie e qarkullimit ditor gati 50 për qind
Për shkak të interesimit të opinionit, Drejtoria për të Ardhura Publike, ka dorëzuar të dhënat e sistemit për regjistrimin e qarkullimit, respektivisht qarkullimin e regjistruar me para në 8 zinxhirët më të mëdhenj të marketeve në territorin e vendit, për 24, 30 dhe 31 janar 2025.
Të premten më 31 janar deri në mesnatë, sistemi I DAP-it ka regjistruar qarkullim të pëgjithshëm që kap shumën e 114.293.367 denarë.
Të enjten më 30 janar ishin regjistruar të hyra në vlerë prej 212.782.151 denarë, kurse të premten e kaluar të 24 janarit 213.985.705 denarë.
Sipas të dhënave krahasuese të analizave, të premten më 31 janar krahasuar me të premten e 24 janarit, në 8-të marketet më të mëdha në vend është shënuar rënie e qarkullimit për 46.59%.
Të premten më 31 janar krahasuar me të enjten 30 janar, në këto markete gjithashtu shënohet rënie prej 46.29%.
Drejtoria për të Ardhura Publike, sic njofton, do të vazhdojë me monitorimin dhe analizën e këtyre trendeve si dhe do ta informojë opinionin me të gjitha të dhënat e rëndësishme që ndikojnë në ekonominë e vendit.