Maqedoni

Boçvarski për autostradën e re Tetovë – Gostivar: Është me rëndësi të paguhen taksat rrugore

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski ka deklaruar se qytetarët e Tetovës dhe rrethinës duhet të paguajnë taksa rrugore në autostradën Tetovë – Gostivar, pasi Qeveria është duke projektuar trasenë e re të kësaj autostrade.

“Autostrada Tetovë – Gostivar, për shkak të pagesave të taksave rrugore, për shkak sepse zhvillimi infrastrukturor në vend është prioritet, është njëri nga projektet në të cilin punojmë për rikonstruim dhe zgjerim të kësaj autostrade. Për këtë është me rëndësi të paguhen taksa rrugore. Për këtë është e rëndësishme të paguhen taksa rrugore. Vetëm gjatë këtyre 3 vjetësh kemi rehabilituar dhe ndërtuar rreth 1 mijë kilometra”, tha Boçvarski në Tetovë..

“Tani po e projektojmë trasenë e re të autostradës që do të shërbejë për njërin drejtim, kurse traseja aktuale do të shërbejë për një drejtim. Qeveria e ka në plan rikonstruimin e tërësishëm të kësaj autostrade, i cili do të jetë më komod dhe më i sigurt”, shtoi ai.

Për këtë autostradë, janë mbajtur protesta të shumta nga banorët e fshatrave përreth. Ata kërkuan lirimin nga pagesa, por reagime kanë pasur edhe nga ekspertë të komunikacionit dhe të partive politike, pasi sipas tyre, kjo autostradë nuk përmbush standardet për të paguar taksë rrugore.