Blinken-Kovaçevski: Po thellohet partneriteti midis SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Uashington u takua edhe me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Serbia përgatit amendamente të rezolutës për integritetin e Ukrainës
Në takim, Kovaçevski dhe Blinken shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, si dhe për situatën në rajon.
Në takim kryeministri Kovaçevski vlerësoi se të dy vendet në vazhdimësi kultivojnë një dialog politik produktiv dhe se Maqedonia e Veriut mbetet partner strategjik i qëndrueshëm dhe aleat i dëshmuar i Shteteve të Bashkuara.
Serbia nën panik, 90 kërcënime brenda disa ditëve, 24 prej tyre nga rrjetet sociale, 8 të mitur të ndaluar
Dy vendet ndajnë lidhje të thella, të bazuara në respektin e ndërsjellë për vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut, dhe marrëdhënie të tilla do të vazhdojnë të zhvillohen me dinamikë edhe më të fortë.
Sekretari amerikan, Blinken në takim theksoi se SHBA-ja e vlerëson lart kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekstin rajonal, por mbi të gjitha si aleate e fortë e NATO-s.
SHBA ofron pako të re ndihme prej 1.2 miliardë dollarë për Ukrainën, forcon mbrojtjen ajrore
Blinken theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në hapat e saj të ardhshëm, duke vlerësuar lart vendimet e guximshme dhe të mençura të marra nga qeveria për të siguruar një të ardhme të begatë brenda BE-së dhe NATO-s.