Blerina Zendeli dhe Nuredin Dervishi ia zbardhën fytyrën Kërçovës dhe Maqedonisë në kampionatin botëror të karatesë në Itali
Perfundoi Kampionati boteror i karatese per kadete, junior dhe U-21 ku morren pjese edhe Blerina Zendeli dhe Nuredin Dervishi.
Kampionati Botëror i Karatesë për kadetë, juniorë dhe gjeneratën U-21 që u mbajt nga 09-13 tetor në Jesolo, Venecia të Italisë, e ku morën pjesë rreth 2.000 garues nga 113 shtete nga mbarë bota, respektivisht mori pjese elita e karatesë botërore për kategorite e lartpërmendura.
Në këtë Kampionat mori pjesë edhe shteti ynë me perfaqesues te perzgjedhur nga “Kupa e Maqedonisë” dhe “Play off” ku fituesit e vendit të parë në çdo kategori u kualifikuan për pjesëmarrje.
Ne mesin e perfaqesuesve te shtetit tone ishin edhe dy nxenesit e Klubit te karatese ” Uskana” nga Kërçova, Nuredin Dervishi dhe Blerina Zendeli, te paraprire nga trajneri i tyre, Prof. Nexhbi Dervishi, seleksionues dhe trajner i licencuar boteror ne kategorine e junioreve ne disciplinen kata.
Nuredin Dervishi mori pjese ne kategorine e junioreve disciplina kata ndersa Blerina Zendeli ne kategorine e kadeteve, ne po te njejten discipline.
Nuredini garen e kishte diten e dyte te ketij Kampionati, pra diten e enjte dhe u ndesh me 4 garues, prej te cileve kishte tre fitore dhe nje humbje.
Ndeshjen e pare e kishte me garuesin nga Kina, Li Zhaoxuante, te cilin e fitoi me rezultat 37:00-35.30, ndeshjen e dyte me garuesin nga Hong Kongu, Tsang Pak Yin i cili ka qene i treti ne kampionatin e kaluar boteror e te cilin e fitoi me rezultat 37:10-37:00, ndeshjen e trete e kishte me garuesin nga Anglia, Nastasa Robert, te cilin e fitoi me rezultat 38.50-38.20 dhe ndeshjen e katert me garuesin nga Kanada, Gruitia Matthew prej te cilit humbi me rezultat 38:00-38:80.
Nuredini ishte shume afer medaljes boterore, edhe kanadezin do ta kishte fituar bindshem, por fakti qe dy ndeshje i zhvilloi njera pas tjetres, e pamundësoi qe ne ndeshjen e katert mos ta jap me te miren nga vetja dhe duke e ditur se ne kete kampionat cdo leshim e gabim kushton, me kaq e perfundoi kete gare duke u rradhitur i 11 ne kategorine e tij ne nivel boteror. Rezultati i tij ishte shume i madhe dhe i kenaqshem duke e ditur se ai u perball fuqishem me garues me pervoje dhe nga shtete ku karateja eshte mjafte e avansuar.
Pra,
1. Nuredin Dervishi-Li Zhaoxuan(Kine)
37:00🇲🇰-🇨🇳35:30✅
2. Nuredin Dervishi- Tsang Pak Yin(Hong Kong)
37:10🇲🇰-🇭🇰37:00✅
3. Nuredin Dervishi-Nastasa Robert( Angli)
38.50🇲🇰-🏴38.20✅
4. Nuredin Dervishi- GruitiaMatthew(Kanade)
38:00🇲🇰-🇨🇦38:80❎
Blerina Zendeli garen e kishte diten e trete te ketij Kampionati dhe zhvilloi vetem nje ndeshje, me garuesen nga Sllovakia Kisskova Karolina nga e cila humbi me rezultat 38:00-37:60 dhe me kaq e perfundoi garimin ne kete Kampionat. Megjithese Blerina merr pjese per here te pare ne Kampionat boteror, ajo u tregua mjaft e mire dhe u perball fuqishem me nje garuese mjafte cilesore sllovake.
Pra,
Blerina Zendeli-Kisskova Karolina(Sllovakia)
37:60🇲🇰-🇸🇰38:00❎
Trajneri i Nuredinit dhe Blerines eshte mjaft i kenaqur me rezultatet e nxenesve te tij nga ky Kampionat, duke potencuar se ata po shenojne progres te dukshem ne sferen e karatese, po tregojne seriozitet dhe discipline te jashtezakonshme si dhe jane te vendoste ne realizimin e qellimeve te tyre.
Trajnerit dhe garuesve tane i urojme rruge te mbare per ne vendlindje, me shprese se kane mbledhur kujtime shume te mira nga Italia, pervoje te jashtezakonshme dhe te njejtat te na bartin edhe neve…