Blerim Bexheti mori mandatin e ri si i pari i Sarajit (Video)
Komuna e Sarajit është njëra nga tre komunat në Maqedoninë e Veriut që u siguruan nga Bashkimi Demokratik për Integrim që në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor.
Sot, Blerim Bexheti ka marrë mandatin e ri dhe sërish është ulur në karrigen e të parit të Sarajit për të udhëhequr me këtë komunë edhe për katër vjet.
Ky është mandati i tretë që e siguron Bexheti, por njëri nuk ka qenë i plotë pasi u largua pas dy vjetësh qeverisje për të ushtruar funksionin e Ministrit të Drejtësisë.
Ndërkaq BDI përveç se në Saraj, në rrethin e parë fitoi edhe në Likovë dhe Pllasnicë.