Maqedoni

Blerim Bexheti komenton vizitën e Grubit dhe Mēsuesit në Saraj: MJERIM!!!

Shkruan: Blerim Bexheti, kryetari i komunës së Sarajit

Është vërtet dëshpëruese të shohësh dikë që promovon me entuziazëm një projekt pa ofruar asnjë kontribut për të.

Poliklinika në Saraj ishte nevojë e kahmotshme e banorëve të Komunës së Sarajit, ndërsa në zgjedhjet lokale të vitit 2017 por edhe ato të 2021, Poliklinika ishte një nga premtimet tona kryesore dhe projekt me prioritet në programin tim parazgjedhorë, projekt të cilin sot këta që po e promovojnë, e që dikur e sabotonin duke kundërshtuar kandidaturën time.

Pas zgjedhjes time si kryetar komune bashkë me administratën komunale jemi përkushtuar që projekti i Poliklinikës të vitalizohet dhe në bashkëpunim me të gjitha institucionet kemi punuar intenzivisht për të kryer fazën më të rëndësishme, që përfundimisht pas të gjitha vonesave dhe ngecjeve, të fillojnë punimet konkrete ndërtuese dhe ky projekt të bëhet realitet.

Ndërsa sot, promovimi i Poliklinikës nga njerëz pa përfshirje thelbësore në të, vërtet duket si turizëm politik, krijon një far kamuflim përparimi, por nuk mund ta maskon mungesën e përpjekjes dhe përkushtimit të vërtetë.