Blerant Ramadani nga ASH: Kryetari Arben Taravari kaloi një sfidë, i urojmë shëndet dhe rikthim të shpejt në krye të aktiviteteve tona
Sekretari gjeneral i ASH-së, Blerant Ramadani përmes një postimi është pronocuar lidhur me aktivitetet partiake të ASH, pas një sfide shëndetësore që përjetoi kreu i kësaj partie, Arben Taravari.
Ja postimi i tij:
“Jemi pranë kryetarit tonë, z. Arben Taravari, i cili së fundmi përballoi një sfidë shëndetësore. Me kënaqësi ju informojmë se gjendja e tij tashmë është përmirësuar dhe e tejkaloi me sukses këtë situatë.
Kryetarit tonë, z. Arben Taravari, i shprehim urimet tona më të sinqerta për shëndet të plotë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të aktiviteteve tona. Së bashku, do të vazhdojmë të punojmë për realizimin e objektivave tona dhe fuqizimin e rolit të ASH-së”, ka nënvizuar Blerant Ramadan, sekretari i Përgjithshëm i ASH-së.