Biznesmenia shqiptare na bën krenarë, me sukses po e “pushton” Amerikën (Foto)
Para ca kohe, kompania shqiptare Aluflor e udhëhequr nga Erjola Florentia Xheko, nisi rrugëtimin e suksesshëm në Shtetet e Bashkuara. Unike në standarde inxhinierike dhe arkitekturore, Aluflor America u prezantua në qytetin Salt Lake City, në Utah, në prani të personaliteteve të larta të biznesit dhe politikës në vend.
Ambasadorja e Shqipërisë Floreta Faber kishte kënaqësinë të merrte pjesë në inagurimin a aktivitetit të Aluflor America. Në fjalën e saj gjatë ceremonisë së rastit, Ambasadorja Faber parashtroi një marrëdhënie të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara si dhe përpjekjen e dyanëshme për të rritur prezencën amerikëne në mjedisin e biznesit në Shqipëri. Por ajo nënvizoi se Aluflor është një nga rastet e rralla kur një kompani shqiptare, një biznes i drejtuar nga një zonjë, “guxon” të hyjë seriozisht në fushën e ndërtimeve në tregun amerikën.
Ambasadorja e falenderoi CEOnë e kompanisë, znj. Erjola Florentia Xheko që besoi në eksperiencën e saj dhe në vizionin e kompanisë Aluflor për të sjellë në SHBA projekte komplekse dhe me efiçencë të lartë në fushën e ndërtimeve. Me shumë gjasa kjo kompani shqiptare “do ja ndryshojë faqen qytetit” me fasada të cilësisë së lartë. Aluflor do ndikojë pozitivisht në lidhje më të ngushta ekonomike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
Në fjalën e saj Znj. Faber e vleresoi mbështetjen që #AluflorAmerica ka marrë nga drejtuesit dhe bizneset në Utah dhe Idaho. Ambasadorja i bëri thirrje kompanive amerikane në sallë që gjithashtu të shikonin mundësinë e investimeve në Shqipëri. Ajo e mbylli fjalën duke i uruar vetëm suksese kompanisë Aluflor America!
Në aktivitetet që përcollën hapjen e kompanisë, ishin të pranishëm Prokurori i Utah Meet Sean, përfaqësues të zyrës së Guvernatorit z. Franz Kolb, si dhe përfaqësues të World Trade Center. Të pranishëm ishin dhe anëtarë të Bordit me kryetar z. Chris Boyce, të cilët i besuan CEO-s së kësaj kompanie dhe po mbështesin rrugëtimin e saj me këshilla si dhe me investime.