October 5, 2024
Maqedoni

Biznesmeni strugan fitoi çmimin e lartë evropian, “Menaxheri më i mirë evropian dhe kompania më e mirë”

Biznesmeni me origjinë nga Llabunishta e Strugës, Subia Tajroski, është fitues i çmimit të sivjetmë “Menaxheri më i mirë evropian dhe kompania më e mirë, super kampionë në biznes – liderë në industrinë e tyre”, që ndahet nga Drejtoria e njohur e Agjencisë së pavarur evropiane për përzgjedhje dhe promovim të biznesmenëve dhe kompanive më të suksesshme, me seli në Sarajevë.

Edhe pse është nga Struga, biznesin e tij Tajroski e ka ndërtuar në qytetin Kopër të Sllovenisë, ku jeton dhe punon prej vitesh.

Me rastin e pranimit të këtij çmimi, Tajroski ka marë urime të shumta nga figura dhe institucione të ndryshme, mes tyre edhe nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Sarajevë.

“Ambasada e përgëzon këtë biznesmen të suksesshëm nga Sllovenia për çmimin dhe i uron suksese edhe më të mëdha në biznes në të ardhmen. Fitues të mëparshëm të çmimit janë biznesmenë të njohur si: Zoran Jankoviq, Filip Zepter, Zhivko Mukaetov, Mihajlo Mihajlovski, Miodrag Kostiq, Roman Glaser e shumë të tjerë”, thuhet në urimin e ambasadës.