Biznesmeni i përmendur te afera “Telekom”, ka blerë banesën e Mijallkovit! Emrin e ka Bekim, ja foto e tij! (Foto)
Në shtator të këtij viti, Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara i ka shitur dy banesa të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, të cilat ishin konfiskuar në rastin “Perandoria”. Pronarët e rinj u mbajtën sekret, por “Fokus” zbuloi se në duart e kujt ka përfunduar një nga banesat në Goricë të Ohrit. Siç transmeton portali lideri.mk, këto ditë në Kadastër është ndryshuar pronësia e banesës, kështu që në vend të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tani shkruhet emri i Bekim Zemoskit nga Ohri.
Me pak kërkim mund të gjeni të dhëna nga tekstet mediale se Zemoski është një biznesmen i suksesshëm, përkatësisht është pronar i kompanisë konsulente “De-Invest”, e cila prej vitit 2007 bashkëpunon me një numër të madh klientësh të njohur ndërkombëtarë.
Në disa nga shkrimet gazetareske thuhet se De-Invest është mes kompanive që punojnë intensivisht për tërheqjen e investimeve të huaja dhe partnerëve që do të investonin në Maqedoni. Dy vite më parë, kompania paralajmëroi investime specifike në vend në partneritet me kompani ndërkombëtare në fushën e energjisë.
Krahas biznesit të suksesshëm, siç transmeton Lideri.mk, Zemoski ka qenë edhe politikisht aktiv në të kaluarën. Deri në vitin 2005 ka punuar si këshilltar në Qeverinë e kryeministrit të atëhershëm të Republikës së Maqedonisë, Vllado Buçkovski.
Zemovski është përmendur edhe te afera “Magjar Telekom”, si personi që ka transportuar milionat.
Në dëshminë e tij në Gjykatën e Nju Jorkut, Sllobodan Bogoeski, ka akuzuar se Zemoski ka qenë personi që ka transferuar paratë në skandalin me “Magyar Telecom”. Biznesmeni kërcënoi me padi për shpifje.
“Deklarata gjatë dëshmisë së Sllobodan Bogoeskit për gjykatën e Nju Jorkut se unë Bekim Zemoski kam qenë ndërmjetës në lidhje me gjoja ryshfet në lidhje me aferën me “Majar Telecom” është dashakeqe dhe tendencioze, me qëllim të dëmtimit të reputacionit tim dhe integritetit. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për deklaratë të rreme, kriminale dhe shpifëse të bërë nën betim dhe nën përgjegjësi morale dhe penale, do t’i ndërmarr të gjitha masat ligjore që personi Sllobodan Bogoeski të përgjigjet për shpifjen dhe deklaratën e rrejshme të bërë para organeve të drejtësisë”, tha Zemoski në vitin 2015.
Apartamenti i konfiskuar i Minallkovit që ka blerë biznesmeni Zemoski, ka një sipërfaqe prej 114 metrash katrorë dhe ndodhet në kompleks elitar në një nga plazhet “Gorica” në Ohër.
Shuma e paguar nga pronari i ri i banesës në buxhetin e shtetit është 146 400 euro, ose 1300 euro për metër katror.
“Fokus” e ka kërkuar Zemoskin në kompaninë e tij, ku kanë thënë se do të përgjigjen më vonë.
“Për momentin nuk mund të konfirmojmë informacionin. Bëni durim edhe pak dhe ne do t’i përgjigjemi pyetjes”, kanë thënë nga kompania e tij./Lideri