BallinaMaqedoni

Bisedimet VMRO dhe “E di”, Stoillkovski: Akoma nuk kemi marrëveshje përfundimtare

Lëvizja “E Di” e Maksim Dimitrievskit filloi bisedimet me VMRO-DPMNE-në për formimin e përbërjes së re qeveritare. Grupet punuese të partisë së tyre u ulën në tyezë të përbashkët me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së për t’i diskutuar dhe përcaktuar objektivat strategjike, parimet dhe platformën e tyre politike për bashkëpunim eventual qeverisës. Siç njoftojnë nga Lëvizja “E Di” takimi i parë i tyre është zhvilluar mes Vesna Bendevskës, Pavlle Arsovskit dhe Vllado Misajllovskit dhe Timço Mucinskit.
“Në ambientet e Lëvizjes “E DI” – Për Maqedoninë tonë u mbajt takim për bashkëpunim të grupeve punuese të Lëvizjes “E Di” – Për Maqedoninë tonë dhe VMRO-DPMNE në përbërje: Goran Minçev, sekretar i përgjithshëm, Vesna Bendevska dhe gjeneral Pavle Arsoski nënkryetarë i Lëvizjes “E Di “ -Për Maqedoninë tonë dhe nënkryetarët e VMRO- DPMNE-së, Vllado Misajlovski dhe Timço Mucunski. Në bisedime, përfaqësuesit e Lëvizjes “E Di” – Për Maqedoninë tonë insistuan që të gjitha këto përcaktime, si dhe pjesë e programit për zgjedhjet parlamentare “Proklamata për Maqedoni të dinjitetshme” të jenë pjesë e programit të ardhshëm të qeverisë.”, thuhet në njoftimin e partisë “E Di”.
Në ndërkohë vazhdojnë bisedimet intensive edhe mes të dy grupet e punuës të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN. Jozyrtarisht grupet punese janë duke i precizuar detajet e fundit të pikave të përcaktuara të qeverisë së ardhshme dhe janë duke i inkorporuar prioritetet të të dy programeve politike dhe së shpejti do të publikohet edhe marrëveshjen përfundimtare.
“Ende nuk është arritur marrëveshje përfundimtare për bashkëqeverisje me asnjë subjekt politik. Ajo që mund të them është se bisedimet po zhvillohen në frymë pozitive.”, tha zëdhënës i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski.
Deri në këto momente asnjë parti nuk shpalos detaje më të hollësishme për atë se çfarë është dakorduar mes VMRO- DPMNE-së dhe koalicionit VLEN. Jo zyrtarisht deri në mbajten e seancës konstitutive VMRO-DPMNE dhe VLEN do të duhet të shpalosin marrëveshjen e tyre përfundimtare politike për bashkëqeverisje.
Jozyrtarisht mësohet se pakoja ekzekutive e koalicionit VLEN mes tjerësh përfshinë kryetarin e Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë, gjashtë ministri, shtatë zëvendësministra dhe rreth 400 drejtori. Përveç kësaj pritetjet e tyre janë që në kabinetin e ardhshëm qeveritare ata të kenë edhe sekretarë shtetëror në disa dikastere si dhe drejtori shumë të rëndësishme, siç është drejtoria e Doganave, “MEPSO” dhe ndërmarrja “Rrugëve Shtetërore.  Por deri në zyrtarizimin e marrëveshjes përfundimtare të gjitha këto mbeten në kuadër të informacioneve jozyrtare të cilët burojnë nga partitë përfshira në këto bisedime.
Zyrtarisht VMRO-DPMNE ditë më herët u bëri thirrje të gjitha partive politike të cilët negociojnë me VMRO-në që të kushtojnë vëmendje të madhe përzgjedhjes së kandidatëve të cilët ata propozohen për të udhëhequr, që sipas tyre ata me doemos duhet të jenë më të mirët dhe më cilësor për vendet ku ata pretendojnë të zënë postet në cili do esalon udhëheqës në ekzekutiv.