September 18, 2024
BallinaMaqedoni

Bisedë me Mitat Fidanin nga Gostivari, “ambasadorin e shqiptarëve” në Sarajevë (Video)

Mikun tonë të kamotshëm Mitat Fidani, e takojmë me kënaqësi çdo herë kur e vizitojmë Sarajevën. Ai është vetëm një nga shqiptarët e shumtë që me sukses zhvillojnë biznesin e tyre në zemrën e Bash Çarshisë së kryeqytetit boshnjak, Sarajevës.

Kështu ndodhi edhe këtë fillim korrik, kur delegacioni i portalit Lideri.mk ka vizituar Sarajevën, i udhëhequr nga gazetari ynë i njohur Qerim Bajrami.

Kolegu Bajrami, bashkë me një grup kolegësh nga Shqipëria kanë shfrytëzuar rastin të zhvillojnë një intervistë me të nderuarin Mitat Fidani, me prejardhje nga Balindolli i Gostivarit.

Ai si përherë ka prezentuar vlerat Shqipëtare, si njeri me vlerë, që me të drejtë kolegët gazetarë gjatë bisedës e kan quajtur edhe ambasadori i shqiptarëve në Sarajevë.

Video storjen e përgatitur nga ky takim ua sjellim edhe njëherë në Linkun në vazhdim:https://www.facebook.com/share/v/6XAvPLoCiwgTQ61a/?mibextid=Le6z7H