Bisedë ekskluzive me hafiz Aziz Halilin nga Likova (Kumanova), mësuesin e hafizit më të ri në Evropë, Enis Bashiq (Video)
Hafiz Aziz Halili nga Likova e Kumanovës para 40 viteve ishte hafizi më i ri në ish Jugosllavi. Sot ai është mësues i Enis Bashiqit, djaloshit që me vetëm 8 vite e dy muaj pritet të bënet hafizi më i ri që ka mësuar Kuranin përmendësh. Ai këtyre me sukse është duke u paraqitur para komisionit në Sarajevë ku për disa ditë pritet zyrtarisht të marë titullin e Hafizit, siç përmendëm më lart, më të ri në Evropë.
Gazetari i portalit Lideri.mk, si portal më i lexuar tek ne, Qerim Bajrami, ka udhëtuar në Sarajevë për të zhvilluar një bisedë ekskluzive me hafiz Aziz Halilin lidhur me këtë “mrekulli” siç po e quajnë shumë prej hoxhallarëve.
“Enisi me të vërtë është një mrekulli, një muxhize e Allahut, një djalosh me supertalent që deri tani nuk është hasur në këto anë. Jam i nderuar që familja e tij më përzgjodhi mua të jem mësues i Enisit për ta udhëhequr në rrugëtimin e tij deri tek titulli i hafizit”, thotë në bisedën për Lideri.mk hfz.Aziz Halili, i cili pëkundër obligimeve të shumta si kryeimam i xhamisë qendrore të Zagrebit, me përkushtim maksimal është angazhuar t’ia mësojë djaloshit tetëvjeçar Kuranin.
Njoftimi me Enisin e vogël, me potencial aq të madh për mësim, ka ardhur në një periudhë jo të lehtë për hfz. Aziz Halilin, kur nga jeta u nda shoku i afërt dhe bashkëfshatari hfz. Bajram Ajeti, humbje që e ka përjetuar mjaft rëndë.
“Hafiz Bajrami dha amanetin në duart e mia. Por kjo është fuqia e Allahut. E mori pranë tij hafiz Bajramin, por më dërgoi Enisin supertalentin që po mahnit gjithë Ballkanin dhe Evropën”, thotë për Lideri.mk, hfz. Aziz Halili, teksa flet me emocione si për mikun e tij të ndjerë Bajram Ajeti, poashtu edhe për talentin e nxënësit të tij Enisit tetëvjeçar.
Babai i Enisit, Denis Bashiq, poashtu shprehet i nderuar që hafiz Azizi është mësuesi i djalit të tij, që e solli deri tek titulli i hafizit më të ri në Evropë.
“Talentin e madh të Enisit e vërejtëm në moshë pesëvjeçare. Mjaftonte dy tre herë herë të dëgjon një sure ne Tv ose internet dhe menjëherë e memorizonte. Sapo e vërejtëm këtë talent nuk kishim dilema se ku duhet të drejtohemi. Udhëtuam në Zagreb tek hafiz Azizi dhe ai pranoi pa i thënë dy herë. E ka mësuar Enisin online, disa herë kemi qenë ne Zagreb, disa herë ka ardhur Azizi tek ne dhe ja ku jemi, po presim që Enisi zyrtarisht të shpallet hafiz”, thotë Denis Bashiq, i cili poashtu me emocione tejet të mëdha po flet për këtë arritje të djalit të tij të vetëm.
Storjet për hafizin supertalent me vetëm 8 vite e dy muaj, Enis Bashiq, kanë pushtuar ballinat e mediumeve në Bosnje, por edhe më gjerë, si kjo në linkun në vijim:
https://stav.ba/vijest/enis-basic-postace-najmladi-hafiz-u-evropi/26832