Binjakët një muajsh janë pacientët më të rinj në “Kozle”
Aktualisht kemi 22 fëmijë të shtruar në institucionin tonë. Ka edhe shumë që trajtohen në baza ambulatore. Më të vegjlit janë dy binjakë nga një muaj. Të rriturit janë të moshës 16-17 vjeç, thotë për konferencën e mëngjesit doktor Besnik Zeqiri, drejtor i Klinikës së Fëmijëve për sëmundje të mushkërive në Kozle.
“Në parim janë fëmijë shkolle. Për momentin kemi rreth 40 shtretër me mundësi për të bërë 60 shtretër.
Protokolli për fëmijët nuk është i njëjtë si për të rriturit. Të rinjtë vijnë për mjekim në kohë, çka do të thotë se prindërit kujdesen për shëndetin e tyre”, thotë mjeku Zeqiri.
Ndryse, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 213.779 raste me coronaviurs, ndërsa prej tyre 197.998 janë shëruar dhe 7.492 kanë humbur jetën.
Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka gjithsej 8.289 raste aktive me COVID-19.