Maqedoni

Bilall Kasami dhe Lazim Destani do të festojnë bashkë 28 Nëntorin me mërgimtarët në Danimarkë

Kryetari i komunës së Tetovës, njëherit kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami më 27 dhe 28 nëntor do të qëndroj në Danimarkë, ku bashkë me biznesmenin dhe filantropin Lazim Destani, do të realizojnë takime me mërgatën shqiptare në Danimarkë.

Takimi i Kasamit vjen disa ditë pas takimit të sotëm të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti me mërgatën shqiptare në Zvicër.

“Festojmë me Diasporën në Danimarkë!
Me 27 dhe 28 nëntor, ejani të festojmë së bashku festën kuq e zi! 🇦🇱”, ka apeluar Kasami.

Nderkohë është shpallur edhe agjenda e aktiviteteve.

“Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe filantropi shqiptar Lazim Destani me një varg aktivitetesh në Danimarkë. Mes tjerash, takim me bashkëatdhetarët, dy ndeshje futbollistike të K.F. Shkendija U19 dhe koncert madhështor me 40 artistë nga Tetova, Shkupi dhe Kumanova me këngë dhe valle nën udhëheqjen e Maestro Jetmir Rexhepi!”, thuhet në njoftim.