Bie nga minareja e xhamisë së re dhe ndërron jetë aktivisti nga Kallniku i Tetovës (FOTO)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kallnik të Tetovës. Njëri nga aktivistët për ndërtimin e xhamisë së re të këtij fshati, Haxhi-Xhema (BACI), ka rënë aksid*entalisht nga minareja në ndërtim e sipër e xhamisë së re të këtij fshati dhe ka ndërruar jetë, mëson Tetova News nga burime jozyrtare.
Përcjellja për në banesën e fundit bëhet sot, pas lutjeve të drekës, në va*rrezat e Kallnikut, transmeton Tetova News.
Njoftimi për ndarjen e tij nga jeta është publikuar edhe në facebook:
Nuk dite t’ndalesh deri nmomentet e fundit për ndërtimin e kësaj Bukuroshe,vullneti yt ishte i pakompromistë Haxhi-Xhema (BACI) ALLAHU tgradoft me XHennet për veprat e tua Humane ishe BABA-VËLLA-SHOKË të gjitha në nji kohë,do të kujtojmë dhe lutemi për ju i DASHUR🤲😭🤲😭🤲😭
Va*rimi bëhet pas Namazit të drekës tek Var/ezat e fshatit Kallnik, shkruan Dullo J Abdullahi