Rajon - Botë

Biden: Ndihmat humanitare në Gaza nuk arrijnë mjaftueshëm shpejt

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka bërë të ditur se ndihma humanitare nuk po arrin mjaftueshëm shpejt te banorët e Rripit të Gazës së rrethuar, transmeton Anadolu.

I pyetur nëse ndihma humanitare po hyn në Gaza me një ritëm të pranueshëm, Biden duke mos dhënë detaje tha “jo mjaftueshëm shpejt”.

Dje, Kombet e Bashkuara (OKB) njoftoi se vetëm një pjesë, respektivisht 4 për qind e dërgesave të ndihmave humanitare, që do të kishin hyrë në Gaza para luftës aktuale, tani mund të arrijnë në enklavën bregdetare me stafin e OKB-së që ngriti alarmin se furnizimet me karburant do të mbarojnë së shpejti.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se Ka furnizime të mjaftueshme të karburantit që presin të ngarkohen në kamionë dhe të transportohen në Gaza përmes pikës kufitare Rafah me Egjiptin, por zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, u hezitoi të flasë kur u pyet pse OKB-ja nuk ka qenë në gjendje të dërgojë dërgesat në territorin e pushtuar.

“Nuk do të hyj në të gjitha detajet. Ajo që mund të them është se ne duam të futim karburantin, ne nuk kemi qenë në gjendje të heqim të gjitha pengesat për ta futur atë karburant”, tha Dujarric.

Sot më herët, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) paralajmëroi se operacionet e ndihmës do të ndalen nëse nuk marrin dërgesa të reja të karburantit.

Izraeli ka vazhduar një fushatë të pamëshirshme bombardimi në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi në qytetet kufitare izraelite më 7 tetor, që la të vrarë të paktën 1.400 izraelitë.

Ndërkohë, pothuajse 5.800 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i bombardimeve, përfshirë mbi 2 mijë fëmijë.

Përveç bombardimeve të vazhdueshme, Izraeli urdhëroi një “rrethim të plotë” të Gazës, duke ndaluar furnizimin me energji elektrike dhe duke ndaluar karburantin, ujin dhe ushqimin të arrijnë në Gaza.

Dërgesa e parë e ndihmës që kur Izraeli urdhëroi rrethimin mbërriti të shtunën, me një kolonë të dytë dhe të tretë të kamionëve të ndihmës që hynë të dielën dhe të hënën.

Seria e dërgesave, të cilat përbënin 54 kamionë me ndihma, hynë nga Egjipti përmes vendkalimit Rafah, rruga e vetme për në Gazën që nuk kontrollohet nga Izraeli.

Karburanti është kritik për operacionet e përditshme të Gazës dhe nevojitet për të drejtuar një fabrikë jetike të shkripëzimit për të prodhuar ujë të pijshëm për mbi 2 milionë banorët e Rripit të Gazës, si dhe për të mbajtur ndezur dritat në spitalet e mbingarkuara të Gazës.