Beteja e 10 qershorit të vitit 2001, betejë e suksesshme e UÇK-së në Zonën e Lirë të Karadakut
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
GJAKUN TIM DHE TË SHOKËVE TË MI KURR NUK IA FALA ASKUJT
Gjaku dhe jeta i falen vetëm atdheut dhe lirisë dhe askujt tjetër.Atdhetari i vërtetë kurr nuk lejon që dikush të i shkelë mbi gjakun e tij për asgjë. Në vazhdim L. Arnori- Orizarja do të vazdoj të rrëfej për një ngjarje shumë të dhembshme kur vetëm Zoti vendoste në ato çaste të mbetet i gjallë ose të vdesë ai dhe shokët e tij atje te “Pika e vdekjes” nën fshat tek vendi i quajtur “ Përroi i madh”.
Aty aë ditë të 10 qershorit të vitit 2001 zhvillohej një betej shumë e ashpër. Ai tregon se si ata, ushtarët e UÇK- së gjendeshin në pozicioniet e tyre ndërsa tankësat e ushtrisë dhe policisë së pushtetit të athershme ishin afruar aq afër fshatit. Ai rrëfen se beteja zhvillohej në një afërsi shumë të afërtë dhe luftohej ballëpërbaballë.
Aty ishim ne e jo ata që sot rrëfejnë për luftën që luftën asnjë minut nuk e kishin parë me sy, ata që në atë kohë na shanin neve dhe nënat tona që ua prishëm rehatinë, ata që sot nëpër parti dhe paritiçka krokrasin për atdhetarizëm, brohorisin për UÇK-në dhe. Një gjë të këtillë nuk munda kurr të e kuptoj dhe nuk munda të e gëllisë, sepse nuk më lejon gjaku im dhe gjaku i shokëve të mi të bie preh e të tillëve që lëvdrohen me gjakun e huaj për të përfituar një vend pune, një post etj.
Ky është rrëfimi i një nate pa gjumë tërë natën duke i dëgjuar rrëfimit e L. Arnor- Orizares që një ditë të i hudhi në letër dhe për të ua përplasur në fytyrë të vërtetën demagogve hipokritve, atdhetarëve të vetshpallur, patriotave të facbookut, disa “historianve” që sot vendosin se emrin e kujt duhet të e mbaj një rrugë, ndonjë institucion.
Një gjë të tillë duhet të e vendosin historianët që e shkruajtën historinë me gjakun e tyre në vitin 2001. Duhet të e vendosin intelektualët e vërtetë e jo ca servilë që gjithëçka japin nga vetja për një post. Shesin dhe shkelin mbi djersën, gjakun e të plagosurve, pjesët e gjymtyrëve të invalidve dhe të Dëshmorëve të Kombit. Një të këtillë nuk do të ua lejojmë askujt derisa të jemi të gjallë rrëfen në rrëfimin e tij një ish ushtar i UÇK-së me plagë në trup L. Arnor- Orizarja.