Besimtarët myslimanë në Shqipëri faljen e Bajramit e bënë në sheshin Skënderbej
Besimtarët myslimanë sot festojnë ditën e parë të Fitër Bajramit, i cili për vitin e dytë festohet nën masat e pandemisë së Covid-19. Ashtu siç ishte njoftuar, falja e namazit të bajramit u zhvillua në sheshin Skënderbej duke mbledhur aty mijëra qytetarë. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme sheshi është mbushur me besimtarë për faljen e namazit.
Fitër Bajrami është festa që vjen si shpërblim për besimtarët myslimanë pas muajit të shenjtë të Ramazanit. Festa e Bajramit simbolizon bashkimin, paqen, harmoninë dhe begatinë mes besimtarëve. Tradita e festës është që besimtarët të bëjnë vizita tek të afërmit.