Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin
Myslimanët në të gjithë botën sot kremtojnë Fitër Bajramin.
Kjo ditë shënon fundin e një muaji të agjërimit nga agimi deri në perëndim të diellit, si dhe reflektimin shpirtëror dhe lutjen.
Kjo festë fillon me falje dhe kjo është zakonisht ngjarja kryesore, por ka shumë mënyra të tjera që edhe njerëzit festojnë.
Për myslimanët, Bajrami është një festë që bëhet pasi është kryer një nga detyrat më të rëndësishme fetare për ta, që është agjërimi i muajit të Ramazanit.
Shumë njerëz e festojnë këtë duke kaluar kohë me familjarët, duke shkëmbyer dhurata dhe duke vizituar miqtë e familjarët.
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, festojnë sot Fitër Bajramin. Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.
Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.
Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu në fjalën e tij përshëndetëse rikujtoi edhe shënjimin e 100-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.