Maqedoni

Besimtarët katolik festojnë Pashkët, kryeministri dhe kryepalamentari urojnë

Katolikët sot festojnë festën e Pashkëve qësimbolizon ngjalljen e Krishtit. Në kishën katolike “Zemra e Shenjtë e Jezusit”, në meshën e mëngjesit u kremtua liturgjia e ringjalljes. “Le të jemi dëshmitarë të gëzuar të Ngjalljes së Jezusit me jetën dhe fjalët tona, kudo që jemi”, tha në predikimin e tij ipeshkvi i Shkupit, Kiro Stojanov.

Besimtarë me mesazh, le të jemi të bashkuar në besim dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin.

“Ne jemi nga Kroacia, nga Spliti. Erdhëm për të vizituar të afërmit. Fillojmë mëngjesin me meshë, pastaj mblidhemi për një drekë familjare me të gjithë adetët. Qengji duhet të jetë në tryezë. Besimtarët dua t’u uroj Pashkët e lumtura dhe të bekuara.”, u shpreh një qytetar.

“Të besojnë në Zot, të jenë njerëz të sinqertë dhe të ndershëm. Të dëshirojnë të mirën për të tjerët ashtu siç duan që të tjerët të ua duan të mirën.”, tha një qytetar.

“Të pajtohemi, të ndihmojmë njëri-tjetrin. Politikanët të vijnë në vete dhe të punojnë më mirë për shtetin dhe jo për interesat e tyre.”, u shpreh një qytetar.

Festën e Pashkëve besimtarëve katolikë ua ka uruar edhe krerët e shtetit Presidenti Stevo Pendarovski, Kryeministri Talat Xhaferi dhe kryeparlamentari Jovan Mitrevski. Ata shprehin bindjen se fryma festive e Pashkëve do të inkurajojë bashkëpunimin dhe solidaritetin në të ardhmen, duke uruar për të gjithë qytetarët një festë të mbushur me paqe dhe mirëqenie.