September 19, 2024
Kosovë

Besim Ismajli, njeriu që e mirëmban fshatin e tij dhe e ka shndërruar si fshatrat zvicerane

Fshati Kopërrnicë më tepër i përngjan një fshati zviceran me pastërtinë e rregullimin e tij se ndonjë fshat në Kosovë.

Në fshatin Kopërnicë gjithçka funksionon në mënyrë të koordinuar, si nga komuniteti i këtij fshati po ashtu ndihmesë të pakontestueshme në shërbim të qytetarëve të sajë është Shoqata Bëmirëse ,,Kopërrnica ,, e cila vepron në diasporë.

Bukurinë e këtij fshati e shton pastërtia, e cila mbretëron në çdo cep të fshatit, e më e më meritori është mirëmbajtësi i fshatit Besim Ismajli, i cili me punën e tij ka bërë që të jetë i dashur e i respektuar nga të gjithë fshatarët.

– Advertisement –

Besim Ismajli tani e një vit për çdo ditë që nga orët e hershme të mëngjesit, mirëmban rrugët e fshatit duke i pastruar e rregulluar çdo cep të tij.

,,Tani e një vit e bëjë këtë punë me shumë dashuri e respekt për çdo qytetar të fshatit, mundohem që me punën time ti jap bukuri e pastërti fshatit, jam shumë i mirëpritur nga qytetarët e fshatit , por i jam mirënjohës Shoqatës Bamirëse ,,Kopërrnica,, dhe çdo qytetari të fshatit, që ma kanë mundësuar ta kryejë këtë punë , ku njiherit nëpërmjet tyre edhe paguhem ku e mbajë edhe familjen me këto të ardhura ,,, thekson Ismajli.

Se sa janë të organizuar qytetarët e fshatit Kopërrnicë dëshmon dhëna se në këtë fshat është një gjallëri e madhe e aktiviteteve sportive dhe mirëkuptimi në mesë vete.

,,Përpos rrugët e fshatit shumë herë i pastroj edhe varrezat e fshatit, ku me ndihmën e qytetarëve të fshatit dhe diasporës ato janë të rregulluara bukur po ashtu një falënderim i veçant shkon për të gjithë banorët e fshatit që janë të kujdesshëm që mbeturinat nuk i hedhin vend e pa vend,, bën të ditur Ismajli.

Besim Ismajlin në asnjë moment nuk e pengon as dielli, shiu , dëbora e acari, ai gjithmonë me shumë dashuri kryen ritualin e tij të punës duke pastruar e duke mbajtur pastërtinë e fshatit, me shumë të drejt mundë të theksojmë se fshati Kopërricë është i barabartë me shumë fshatra zvicerane për nga pastërtia.