Maqedoni

Bërns: Jemi të kënaqur nga bisedimet rrjedhëse midis Sofjes dhe Shkupit

Shohim rrugë pozitive përpara dhe jemi të kënaqur nga bisedimet rrjedhëse ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për avancimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, shkroi në Tuiter ambasadorja amerikane, Kejt Bërns.

Ajo sot shkroi në lidhje me udhëtimin e përbashkët dhe aktiviteteve të përbashkëta të presidentëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev në Romë me rastin e nderimit të Shën Cirilit dhe Metodit.

Radev, i cili e kryeson delegacionin bullgar, rreth mesditës zbriti me aeroplanin shtetëror bullgar në Aeroportin Ndërkombëtar – Shkup, që ta marrë delegacionin nga Maqedonia e Veriut, i kryesuar nga Pendarovski dhe bashkë pastaj udhëtuan për Romë.

Si mundësi për ripërtëritjen e dialogut dhe besimit dhe për përforcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në frymën e Marrëveshjes për Bashkëpunim, Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë, e vlerësuan Pendarovski dhe Radevi udhëtimin e përbashkët për Romë dhe Vatikan dhe nderimin e përbashkët të Vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi në deklaratën e tyre të shkurt sot në aeroportin e Shkupit.

Dy presidentët nesër do ta vizitojnë bazilikën “Santa Maria Maxhore” dhe bashkërisht do të nderojnë Vëllezërit e shenjtë Cirili dhe Metodi. Ata do të vendosin lule para pllakës përkujtimore për nder të Shën Cirilit dhe Metodit.