Berisha: “Veliaj kërkon të marrë statusin e azilantit politik”
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj sot kryebashkiakut Veliaj, i cili dy ditë më parë u shpreh se kishte shkuar në SHBA për disa takime të planifikuara më parë dhe do të kthehej në Tiranë pas dy ditësh.
Në konferencën për shtyp, Berisha publikoi një biletë avioni që sipas tij është e kryebashkiakut Veliaj dhe ku kthimi është në 18 janar 2025.
“Unë kam këtu, u kam sjellë këtu, është bileta e Erion Veliajt, i cili thotë se është nisur me datën 28 dhe e ka kthimin me datën 18 janar. Tani, çfarë komenti kam unë. Komenti është ky: skema e përdorur, cilido që ka ABC-në e kodeve dhe ligjeve, ishte mbathja se të arrestuam.Prokuroria në mënyrë bizare, deklaron se i kemi të vërtetuara, unë e di që kanë të vërtetuara, se kanë dokumentet dhe llogaritë bankare të fshehta të tij, i kanë pasuritë, i kanë mashtrimet, se ai thotë më tradhtuan, keni bërë deklarata nën presion”, tha Berisha.
Sipas tij “Ligësia e tij ekstreme është se ai po mbush komunitetin ndërkombëtar se po persekutohem nga Sali Berisha, e tëra kjo vetëm e vetëm që të marrë statusin e azilantit politik.
E ka kërkuar apo nuk e ka kërkuar, këtë nuk mund ta them, biletën ja ku e keni.
Në deklaratë tha se do kthehet sot, për dy ditë. Si do shkonte për weekend ai? A ka marrë ai kontakte me vendet e Amerikës Latine apo vendet nordike, ato nuk i di se nuk merrem me gjërat që qarkullojnë”.