Shqipëri

Berisha: Pas Mlladiç, radhën për t’u dënuar e ka Vuçiç

Ish-kryeministri Sali Berisha beson se pas ish-gjeneralit serb Ratko Mlladiç, do të dënohet edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në “Facebook”, Berisha akuzoi Vuçiç se ka ndihmuar Mlladiç, ndërsa kujtoi një deklaratë të tijën se për një serb të vrarë, do të vriten 100 myslimanë.

“Fitore e drejtësisë! Pas xhelatit të Srebenicës, radhën e ka idhtari i tij i verbër Vuçiç, i cili deklaronte se për çdo serb të vrarë do vriten 100 myslimanë. Vuçiç për të fshehur idhullin e tij xhelat dhe penguar drejtësinë mori nismën “një shtëpi për Mlladon”. Në foto është duke vendosur emrin Mlladiç një rrugë në Beograd. Sb”

Mlladiç akuzohet për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjykata e Apelit të Hagës konfirmoi këtë të martë dënimin e tij me burg të përjetshëm.