Berisha kërkon largimin e Ramës e krijimin një qeverie teknike
Ndonëse nuk ka një datë, opozita e Parlamentit të Shqipërisë ka paralajmëruar protesta të qëndrueshme dhe mosbindje civile deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.
Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, ish-kryeministri Sali Berisha u la të vetëve porositë e radhës duke listuar si kryekauzë votën e lirë, shkruan tvklan.al, transmeton klankosova.tv.
Për Berishën, ky është misioni më i madh i demokratëve pas përmbysjes së diktaturës, ndaj kërkoi që PD të kalojë nga mbrojtja në sulm.
Por pavarësisht mesazheve të Berishës edhe kjo mbledhje, sikundër ajo e kryesisë u shoqërua me debate brenda radhëve të demokratëve sa i përket përzgjedhjes së drejtuesve të qarqeve dhe primareve në Partinë Demokratike.