Shqipëri

Berisha i kërkon falje Bullgarisë për sulmet e Ramës: Është vasal i Beogradit!

Ish kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar falje Bullgarisë për sulmet e kryeministrit Rama, ditën e djeshme në samitin e BE.

Berisha thote se Bullgaria ka qenë një avokat i Shqipërisë në luftën e Kosovës.

“Turpi të mbulojë Ramën për sulmet ndaj Bashkimit Europian. Bullgaria është një vend mik. Kemi gjetur në atë komb vetëm miq. Bullgaria ka qenë një avokat i Shqipërisë në luftën e Kosovës. Ky vassal i Vuçiçit nuk meriton të përfaqësojë Shqipërinë. Në emër të opozitës shqiptare i kërkojn ndjesë kombit bullgar për fyerjet e vasalit të Beogradit”, tha Berisha.