Sport

Berat Imeri kandidat për ndihmës seleksionues i U-21?

BERAT IMERI KANDIDATË PËR NDIHMËS SELEKSIONUES I U-21?

SHABAN SINANI
Federata e futbollit të Maqedonisë, që drejtohet nga kryetari Masar Omeragiç, në koordinim me drejtorin sportiv të reprezentacionit Goran Pandev dhe drejtorin teknik Gjeorgji Hristov në mbledhjen e 17 janarit të Këshillit drejtues ka emëruar seleksionues në të gjitha kategoritë e reja . Kështu që edhe më parë si seleksionues i U-21 ishte emëruar Goran Staniq, por pa e kompletuar stafin e tij me ndihmësit e vet. Edhe pse ditëve të fundit përfolshin disa kandidat të mundshëm për postin e ndihmës seleksionuesit në kategorinë U-21, jo zyrtarisht mësohet se kandidat më serioz është trajneri ambicioz nga Tetova, Berat Imeri, i cili ka qenë trajner i kategorive të reja në ekipin e Renovës dhe Shkëndijës, , trajner kryesor në KF Korabi i Dibrës dhe Voska Sport ku arriti kualifikim nga Liga e dytë në elitën e futbollit vendor , ndërsa një kohë të shkurt ishte edhe trajner i parë në KF Besa të Dobërdollit.
Berat Imeri edhe si futbollist ka një karrierë të shkëlqyeshme duke filluar nga Shkëndija e sidomos te Drita e Bogovinës ku u kualifikuan në Ligën e parë. Besojmë fortë se Berat Imeri si një profesionist i dalluar i futbollit do të japi edhe më të mirën e tij si ndihmës seleksionues i Goran Staniqi