Bekteshi: Vetëm të vaksinuarit do të kenë të drejtë të qëndrojnë në kafene dhe restorante
Zyrtarët shtetrorë po u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e fundit që synojnë të frenojnë rikthimin e fuqisë së koronavirusit. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i ka ftuar qytetarët, sidomos objektet hotelerike, t’i respektojnë masat.
Ai shpjegoi se qeveritarët janë të obliguar t’i nxisin qytetarët që të vaksinohen, me qëllim që të mos vijë situata për vendosjen e masave më të ashpra.
Bekteshi tha se vetëm të vaksinuarit do të kenë të drejtë të qëndrojnë në kafene dhe restorante.
“Nëse vjen situata që të kemi mbyllje të plotë të sektorëve të caktuar, atëherë do të sjellim masa ekonomike për ato mbyllje”, tha Bekteshi.
Ai saqroi se masat e sjella nga Qeveria, nuk janë për mbyllje të plotë të objekteve hotelerike, por vetë për ato që punojnë brenda. Zyrtarët tërheqin vërejtjen se Inspektorati Shtetëror i Tregut, do të bëjë kontrolle në të gjitha objektet hotelerike, për të parë nëse respektohen masat ose jo. /SHENJA/