Bekteshi: Po punojmë vazhdimisht për të përmirësuar klimën e biznesit dhe kushtet e punës të të gjitha kompanive
Sot, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi së bashku me zv/kryeministrin për cështje ekonomike Fatmir Bytyqi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskin, kanë realizuar takim pune me Bordin Drejtues të Zonës Industriale Vizbeg.
Bekteshi ka theksuar se po punohet vazhdimisht për të përmirësuar klimën e biznesit dhe kushtet e punës të të gjitha kompanive. Gjithashtu ka përsëritur se edhe në kushte pandemie, është investuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe iu është dhënë mbështetje kompanive që investojnë në rritjen dhe zhvillimin e tyre.
“Po punojmë vazhdimisht për të përmirësuar klimën e biznesit dhe kushtet e punës të të gjitha kompanive.
Edhe në kushte pandemie, investuam në përmirësimin e infrastrukturës dhe u dhamë mbështetje kompanive që investojnë në rritjen dhe zhvillimin e tyre.
Sot, së bashku me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike Bytyqi dhe ministrin e punëve të brendshme Spasovski,realizuam takim pune me Bordin Drejtues të Zonës Industriale Vizbeg.
Kjo zonë industriale ka një qarkullim vjetor prej mbi 700 milionë euro dhe punëson rreth 3.000 njerëz.
Ne dëgjojmë zërin dhe nevojat reale të qytetarëve dhe ekonomisë.” – ka shkruar Bekteshi