Maqedoni

Bekteshi: Miku im Izet Mexhiti nuk i kryen detyrat e nënkryetarit

Ministri i Ekonomisë, njëherazi edhe anëtar i Kryesisë së BDI-së, Kreshnik Bekteshi i ftuar mbrëmë në Click Plus në TV21, duke biseduar për situatën në BDI, akuzoi nënkryetarin e BDI-së, Izet Mexhitin se nuk i kryen detyrat ashtu siç duhet.

“Do të kisha pasur dëshirë që miku im, Izet Mexhiti, ta kryejë detyrën e nënkryetarit të partisë, sepse kjo detyrë i është ngarkuar nga anëtarët dhe votuesit e BDI-së. Konstatoj nga këtu se Izet Mexhiti nuk i kryen detyrat ashtu siç duhet, në rolin e nënkryetarit të partisë.”- tha Bekteshi.