Maqedoni

Bekteshi: Kufizimi i marzheve tregtare për produktet ushqimore bazë vazhdon deri më 30 qershor 2023

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që të shtyhet kohëzgjatja e masës për kufizimin e marzhit të produkteve ushqimore bazë dhe të zbatohet deri më 30 qershor 2023.

Me këtë vendim marzhi më i lartë tregtar për bukën e bardhë (të prerë në copa ose të plota), sheqerin e bardhë dhe vajin e lulediellit (pa vaj të ftohtë) caktohet deri në 5% në tregtinë me shumicë dhe deri në 5% në tregtinë me pakicë.

Marzhi më i lartë tregtar për miell gruri – lloji 400 dhe lloji 500, makarona dhe shpagwta nga gruri i fortë, orizi i bardhë vendorë, qumështi i përhershëm i lopës me përmbajtje yndyre prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%, vezët e pulës, gjizë,kaçkavalli i lopës dhe djathi i bardhë i përzier, djathi, kosi dhe ajka përcaktohet deri në 10% në tregtinë me shumicë dhe deri në 10% në tregtinë me pakicë.

Duke pasur parasysh se ky Vendim kufizon rritjen e çmimeve duke përcaktuar masën e marzhit tregtar, i cili duhet të ndikojë në rritjen e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë, dhe gjendja e tregut tregon se çmimet ende nuk janë stabilizuar, lindi nevoja të propozoj një ndryshim në Vendim, me të cilin zgjatet afati i aplikimit për dy muajt e ardhshëm të këtij viti, pra nga 30 prilli deri më 30 qershor 2023.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me vendimin e lartpërmendur, në mënyrë plotësuese ka miratuar:

-Vendimi për përcaktimin e çmimeve më të larta në tregtinë me pakicë të vezëve të freskëta të pulës dhe orizit, i cili do të zbatohet deri më 30 prill 2023.

-Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta në tregtinë me pakicë të qumështit të përhershëm të lopës me përmbajtje yndyre 2.8%, 3.2% dhe 3.5%, gjizë, djathë i bardhë i lopës dhe djathë i bardhë i përzier, kaçkavall, kos, ajkë dhe jogurt i cili do të zbatohet deri më 31 maj 2023,

-Vendimi për përcaktimin e çmimeve më të larta në tregtinë me pakicë të makaronave dhe shpagetave i cili do të zbatohet deri më 31 maj 2023 dhe

-Vendimi për përcaktimin e çmimeve më të larta në tregtinë me pakicë të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë (të prerë në copa ose të plota), i cili do të zbatohet deri më 31 maj 2023.