Maqedoni

Bekteshi: Easy Jet fillon fluturimet Shkup-Gjenevë dhe Shkup-Bazel, një mundësi shtesë për të tërhequr turistë dhe për diasporën tonë

FILE PHOTO: The easyJet Airbus A320-251N takes off from Nice international airport in Nice, France, September 19, 2018. REUTERS/Eric Gaillard
Lidhje më të lehta dhe mundësi të reja për diasporën tonë. Kompania ajrore me kosto të ulët “Easy Jet” do të fillojë fluturimet mes Shkupit dhe Gjenevës nga 1 nëntori, shkroi në profilin e tij në Facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Linja ajrore me kosto të ulët “Easy Jet” hyn në tregun maqedonas. Nga 1 nëntori do të fillojë fluturimet midis Shkupit dhe Gjenevës si dhe mes Shkup- Bazelit katër herë në javë (e hënë, e mërkurë, e enjte dhe e premte. Si dhe nga Bazeli gjithashtu katër herë në javë (e hënë, e mërkurë, e premte dhe e diel). Kjo është një mundësi shtesë për të tërhequr turistë nga Zvicra në “Maqedoninë e Veriut, por edhe për lidhje dhe mundësi më të lehta për diasporën tonë,” shkroi ministri.