Maqedoni

Bekteshi: Deri në fund të muajit do të shpaloset pakoja e re e masave anti-krizë

Deri në fund të muajit, do të shpaloset pakoja e re e masave anti-krizë. Kështu bëri me dije ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke mos dashur të zbuloj më shumë detaje rreth të njëjtave.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Ministria e Financave, e Punës dhe Politikës Sociale, kabineti i kryetarit të Qeverisë, kabineti i zëvendës kryeministrit për Çështje Ekonomike dhe Ministria e Ekonomisë po punojnë dhe pothuajse janë në fund draftet e tashmë po bisedojmë me Odat Ekonomike dhe me të gjitha palët e tanguara dhe me siguri deri në fund të muajit opinion do të jetë i informuar se si do të duken masat anti krizë”.

Ndërkaq, për masat e Qeverisë për produktet ushqimore, ministri Bekteshi u shpreh se masat e po japin rezultate dhe se çmimet e produkteve bazë të ushqimit kanë filluar të ulen në tregun me pakicë.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Të gjitha të dhënat tregojnë se çmimet në shitjen me pakicë po ulen , sidomos çmimet që janë përfshirë në vendimin e Qeverisë, kurse shtesë, kemi të dhëna që në përgjithësi edhe çmimet tjera, nga kategoritë tjera tashmë kanë filluar të ulen”.

Bekteshi thotë se deri në fund të vitit pret që çmimet të bien nën 5 për qind.