Maqedoni

Bekteshi: 80 milionë eurot e BE-së do të ndahen për qytetarët dhe bizneset

KOMPANIVE QË PRODHOJNË VAJ, QUMËSHT DHE BUK DO TU SIGUROHET RRYMË MË E LIRË

Maqedonia e Veriut do të shfrytëzoj 80 milionë eurot nga Bashkimi Evropian, si mbështetje direkte për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe për sipërmarrjet mikro dhe të vogla. Kështu njoftoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, gjatë preskonferencës së sotme, sipas tij, propozimet janë dorëzuar dje në Komisionin Evropian, ndërsa deri nesër pritet një përgjigje.

” Dje janë dorëzuar propozimet tona në KE, deri nesër sigurisht që do të kemi një përgjigje dhe me shumë mundësi fondet do të jenë mbështetje direkte për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe për kompanitë mikro dhe të vogla deri në përfundimin e situatës aktuale të krizës deri në fund të muajit prill”,deklaroi Bekteshi.

Ndërkaq, kompanitë të cilët prodhojnë vaj, qumësht, prodhime të qumështit, prodhime të drithërave, kompanitë që prodhojnë bukë, ëmbëlsira dhe biskota, do të furnizohen me rrymë më të lirë. Bekteshi pas takimit me përfaqësues të industrisë ushqimore, u shpreh se po diskutohet që në këtë grup të futen edhe kompanitë e mishit dhe prodhimeve të mishit.

“Në bazë të bisedimeve me Ministrinë e Financave, me siguri do të jetë nën 100 euro për MW/h, pra, dyfish se sa që është tani në tregun e rregulluar, ndërsa po thuajse trefish ose më tepër në tregun e hapur, me këtë me siguri se do të ulen shpenzimet operative të kompanive deri në fund të prillit”, ka deklaruar ministri Bekteshi.

Bekteshi gjithashtu njoftoi se Termocentrali i TE-TO do të nisë funksionimin nga 1 nëntori, dhe do të ketë energji elektrike, ai theksoi se në formulimin e çmimit përfundimtar të një produkti të caktuar ka shumë faktorë, e një prej tyre është edhe energjia elektrike./KlanMacedonia/