September 28, 2024
Maqedoni

Bekim Sali uron Afrim Gashin: Faleminderit që na udhëhoqe faqebardhë deri në këtë fitore!

“Kur e filluam këtë rrugëtim, ishim pak, por me vullnet të fortë për ndryshime pozitive në shoqëri. Sot po i vjelim frytet e një angazhimi jo të lehtë, me shumë pengesa e vështirësi. Por, nga ky këndvështrim, mund të them lirisht se ia vlejti.
Urime funksionin e Kryetarit të Kuvendit, Afrim! Jam i bindur se do ta përfaqësosh denjësisht dhe do ta bësh krenar çdo shqiptar të Maqedonisë së Veriut.
Faleminderit që na udhëhoqe faqebardhë deri në këtë fitore!”, ka shkruar Bekim Sali.