Bekim Sali: Për herë të parë pas 30 vitesh janë rinovuar tërësisht hapësirat e Qendrës Urgjente Kirurgjike
Për herë të parë pas 30 vitesh janë rinovuar tërësisht hapësirat e Qendrës Urgjente Kirurgjike, e furnizuar me inventar mjekësor dhe pajisje për qendrën, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. I shoqëruar nga zv/kryeministrja Sllavica Gërkovska dhe ministri Oliver Spasovski, Sali ka vizituar sot Qendrën Urgjente Kirurgjike.
“Është bërë rikonstruksioni i plotë i 400 metrave katrorë, për çka janë ndarë 8 milionë denarë nga mjetet buxhetore dhe nga donacionet.
Kjo ishte arsyeja e vizitës së sotme në këtë institucion së bashku me zëvendësen e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjëse për Politika për Qeverisje të Mirë, znj.Sllavica Gërkovska”, deklaroi Sali.