Bekim Sali: “Master Plani” i ofron Çairit zgjidhje rrënjësore dhe afatgjate të problemeve
Kemi përgatitur një “Master Plan” për Çairin e ri, ku parashohim riorganizim të tërësishëm të Çairit. Këtë e ka deklaruar Bekim Sali për LajmTV, ku ka shtuar se zgjedhjet e përkohshme dhe zgjidhjet kozmetike nuk mjaftojnë dhe nuk e zgjidhin problemin e banorëve të Çairit.
“Me këso oferta kozmetike vetëm se e shtymë problemin për një periudhë të caktuar. Me ‘Master Plan’ në parashikonim gjithçka që ka të bëj me një vendbanim ose me një komunë e cila do të jetë e urbanizuar ashtu siç duhet të jetë. ‘Master Planin’ e kanë punuar ekspertë të lëmive të ndryshme, nuk është vetëm urbanizmi, këtu është jeta sociale, është arsimi, janë aktivitetet kulturore, janë pronat me vlera të lartë historike dhe kulturore, duke mbrojtur interesin edhe të turizmit në Çarshi, edhe nevoja për parkingje, edhe nevoja për vendbanime të sigurta dhe praktike, edhe rritjen e sigurisë në Çair”, deklaroi Bekim Sali.
Ai tha se kjo do të bëhet me një konkurs ndërkombëtar që do të fillojë që në gjashtë muajt e parë nëse e marrin mandatin.
Sipas tij, ky “Master Plan” është pritur shumë mirë nga qytetarët dhe se nuk ka pasur asnjë panel apo takim në të cilin është elaboruar dhe ka pasur hamendje.
“Të gjithë pajtohen se Çairit, i duhen zgjidhje rrënjësore dhe afatgjate”, tha Sali.