September 19, 2024
Maqedoni

Bekim Sali: Do ndërtojmë tre parkingje nëntokësore në Çair, pa uzurpuar fare hapësirën (Video)

Tre parkingje nëntokësore pa uzurpuar fare hapësirën, premton kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni ASH-AAA, Bekim Sali. Një parking do të ndërtohet te shkolla Liria, një te Ismail Qemajli dhe një në rrugën Kosovaro-Maqedonase, thotë Sali duke prezantuar detaje të Master Planit volumonoz.

“Të nderuar banorë të Çairit,

në programin tonë kemi paraparë riorganizimin e parkingjeve në Çair dhe ndërtimin e tre parkingjeve nëntokësore

Parkingu nëntokësor me 300 vende parkimi te Shkolla Fillore “Liria”
Parkingu nëntokësor te rruga Maqedono Kosovare me 400 vende parkimi
Parkingu nëntokësor te Shkolla Fillore “Ismail Qemali” me 700 vende parkimi”, njoftoi Sali.

“Por më e rëndësishmja, zero uzurpim të hapësirave të gjelbëra.
Unë jam Bekimi. Së bashku do ta bëjmë Çairin e Ri”, thekson Sali në këtë Video.